INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia raporton në Prokurori për zjarret, ja sa janë të qëllimshme...

Policia raporton në Prokurori për zjarret, ja sa janë të qëllimshme...

Publikuar më: 13:51 15-08-2017

Një pjesë e mirë e zjarreve që kanë goditur vendin janë të qëllimshme. Në këtë konkluzion ka arritur Policia e Shtetit, e cila ka raportuar në Prokurori në lidhje me hetimet për zjarrvëniet në zona të ndryshme të vendit. Sipas uniformave blu, janë identifikuar 35 persona si përgjegjës për 34 vatra zjarri. Policia raporton se motivet kryesore të zjarrëvënies së qëllimshme janë dy, ripërtëritja e kullotave dhe hapja e tokave të reja.

Policia shton se 12 prej të dyshuarve janë ndaluar, 9 të tjerë po ndiqen me akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0025022029876709