INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia reagon ashpër pas deklaratës së Palokës

Policia reagon ashpër pas deklaratës së Palokës

Publikuar më: 15:02 10-08-2016

Policia e Shtetit pas akuzave të forta të PD ku ka përmendur emra drejtuesisht të policisë si të implikuar me botën e narkotikëve ka raguar duke thënë qartë: Drejtohuni në prokurori!
“Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik Partia Demokratike opinioni ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj. Policia e Shtetit në respekt të këtij opinioni ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: nuk ka asnjë tërheqje në këtë luftë kundër krimit dhe paligjshmërisë. Edhe për PD-në përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë. Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043