Qindra shoferë në kryeqytet janë ndëshkuar nga policia rrugore për parkim te gabuar.
Në vetëm 3 ditët e fundit policia ka shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.
Në sajë të këtyre patrullimeve, vetëm 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1,350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë etj;