INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia Rrugore bën njoftimin e rëndësishëm për nesër: ‘’Kush vjen nga jugu në Tiranë, t’i bjerë nga Elbasani’’

Policia Rrugore bën njoftimin e rëndësishëm për nesër: ‘’Kush vjen nga jugu në Tiranë, t’i bjerë nga Elbasani’’

Publikuar më: 20:01 15-02-2019

Vetëm pak orë para protestës së opozitës, Policia Rrugore përmes një njoftimi zyrtar i bën me dije shoferëve për bllokimin e autostradës Tiranë – Durrës për shkak të punimeve.

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar për pjesëmarrjen e mijëra protestuesve nga rrethet që do të vijnë në Tiranë me autobusë dhe makina personale, policia i bën thirrje shoferëve nga Jugu i Shqipërisë të shmangin plotësisht kalimin nga autostrada Tiranë-Durrës, dhe të kalojë përmes Rrogozhinës –Peqinit – Elbasanit dhe më pas përmes tunelit drejt Tiranës.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po tenton të bllokojë akset kryesore për të penguar protestuesit. Ndërsa deputeti demokrat Endri Hasa deklaroi dje se po tentohet edhe shembja e tunelit të Elbasanit.

Policia Rrugore sugjeron edhe për kthimin të ndiqet i njëti itinerar.

NJOFTIM I POLICISË RRUGORE PËR SHMANGIEN E TRAFIKUT

Për shkak të punimeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës (autostrada), shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve, iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, për të mos u vonuar mund të zgjedhin si variant alternativ kalim nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit - Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug.
Gjithashtu edhe drejtuesit e mjeteve që kthehen në Tiranë nga këto zona, për t'u kthyer më shpejt dhe për të evituar ngarkesën dhe vonesat drejt Tiranës mund të ndjekin këtë itinerar.
Në autostradë po vazhdojnë punimet nga kontraktori, ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore.
Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin që të respektohet në maksimum sistemi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal i përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943