INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia rrugore me dorë të hekurt, “lum” gjobash 24 orët e fundit, 10 të arrestuar [FOTO]

Policia rrugore me dorë të hekurt, “lum” gjobash 24 orët e fundit, 10 të arrestuar [FOTO]

Publikuar më: 12:36 06-11-2016

Vijon zbatimi i masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë dhe vetëm 24 orët e fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh dhe janë vënë 1630 masa për shkelje të kodit rrugor.

Ndërkohë vihet re se gjatë fundjavave numri i drejtueve të cilët konsumojnë alkol është më i lartë.

Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë fundjavës është fokusuar më tepër në drejtim të:

• Evidentimit dhe ndëshkimit të gjithë atyre drejtuesve që drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.

• Ndëshkimit të drejtuesve që drejtojnë automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.

• Të atyre drejtuesve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

• Të atyre drejtuesve dhe pasagjerëve që nuk përdorin rripin e sigurimit.

• Evidentimit dhe ndëshkimit të të gjitha shkeljeve të tjera të Kodit Rrugor.

Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët: 4 në gjendje të dehur, 3 të pa pajisur me leje drejtimi si dhe 3 për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor duke shkaktuar aksident me pasoja në njerëz.

Janë pezulluar 87 Leje Drejtimi, nga këto: 39 për alkool, 38 për shpejtësi si dhe 10 për semafor e shkelje të ndryshme . Janë vendosur: 168 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit. 198 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit. 223 masa për shpejtësi tej normave të lejuara. 32 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse 1009 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore do të vijojë punën në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditëve të javës, me qëllimin e vetëm, ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225