INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia Rrugore me masa të rrepta në Tiranë, ndëshkohen 65 shoferë, 1 në pranga

Policia Rrugore me masa të rrepta në Tiranë, ndëshkohen 65 shoferë, 1 në pranga

Publikuar më: 15:40 06-03-2018

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar kontrollet për të evidentuar shkeljet e Kodit Rrugor.

Në aksionin e paradites së sotme janë ndëshkuar 65 drejtues mjetesh dhe është arrestuar shtetasi 51-vjeçar me iniciale P.M për drejtim motomjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në vijim të kontrolleve për respektimin e sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal, kryesisht korsitë e rezervuara për shërbimin publik, nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë paradites së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 65 drejtues të automjeteve, ndër të cilët:

10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mungesë Siguracioni dhe Kontrolli Teknik,

5 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse,

1 automjet është ndaluar administrativisht, pasi rezultoi debitor me 8 masa administrativisht të pashlyera dhe pa Siguracion.

Si dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës, shtetasi P.M 51 vjeç, për drejtim motomjeti në mënyrë të parregullt (i papajisur me Leje Drejtimi)

Policia Rrugore e Tiranës do vijojë në mënyrë të pandërprerë, kontrollin në të gjithë territorin e Tiranës, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore .

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674