INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia Rrugore në 24 orë, 1804 masa administrative [FOTO]

Policia Rrugore në 24 orë, 1804 masa administrative [FOTO]

Publikuar më: 11:17 12-08-2016

Policia Rrugore ka ndërmarrë një aksion në kuadrin e parandalimit të aksidenteve rrugore. Në planin e masave të përcaktuara për "Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore" policia në 24 orët e fundit ka 1804 masa administrative. 

Janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. 

Janë pezulluar gjithsej 62 Leje Drejtimi , nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Janë dërguar në OASH, 80 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për rrip sigurimi, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Article Logic
Execution time: 0.0015571117401123