Rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve në këtë sezon, është shoqëruar me forcimin e masave të qarkullimit dhe ndëshkimit të kundravajtësve. Shefi i Parandalimit dhe Sigusisë së Trafikut Interurban, Taulant Gjoka përmes një interviste për IN News orjeton drejtuesit e mjeteve në lidhje me pikat më të ngarkuara ku shpesh herë qarkullimi i makinave bëhet gati i pamundur. Sipas Taulant Gjokës, inspektimet e bluve në terren kanë vënë para përgjegjësisë shkelësit e rregullave të qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar kryesisht me gjoba. Po kështu, masa janë marrë dhe për ata drejtues automjetesh që nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vizat e bardha.