INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia s’ka bërë vepër penale, Salianji: Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës

Policia s’ka bërë vepër penale, Salianji: Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës

Publikuar më: 17:29 13-01-2019

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me situatën e rendit në vend por dhe akuzave të studentëve për dhunë ndaj tyre nga policia. Për dhunën, Lleshaj tha se policia nuk ka kryer vepër penale. Por deputeti demokrat ka tjetër qëndrim. Sipas Salianjit, Lleshaj nuk ka zgjedhur të ketë partner studentët por krimin për interes të kryeministrit.

“Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës! Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet të KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin! Në Durrës bandat plaçkisin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën. Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorrizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës. Dy gra aksidentohen me vdekje, për shkak të mungesës së sinjalistikës, qindra familje të tjera anembanê Shqipërisë jetojnë nën terrorrin dhe vjedhjet e bandave!”, shkruan ai, duke vijuar se, “Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnê të qetë aktivitetin! 3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz! Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme. Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrorri psikologjik ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Univeristeteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës! Të trajtosh studentët si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034592151641846