INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia sekuestron 550 kg drogë në Mynih të ardhur nga Shqipëria

Policia sekuestron 550 kg drogë në Mynih të ardhur nga Shqipëria

Publikuar më: 14:32 27-07-2017

Më shumë se gjysmë tonelate drogë të llojit të marijuanës është sekuestruar dje në Mynih të Gjermanisë.

‘Merkur.de’ shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove. Po ashtu thuhet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.

“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude.

 

Sipas mediave gjermane kjo sasi është e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, pasi në vitin 2013 në Nürnberg u sekuestruan 625 kilogramë drogë./BallkanWeb/

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545