INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia sekuestron hotelin në ndërtim në Himarë, kapte vlerën 500.000 euro

Policia sekuestron hotelin në ndërtim në Himarë, kapte vlerën 500.000 euro

Publikuar më: 14:04 22-06-2019

Prokuroria e Vlorës dhe Policia kanë sekuestruar hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet një hotel në Himarë.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spille Himarë ku po ndërtohet ky hotel. Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721