INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia sekuestron kanabis në Sarandë. Pranga autorit

Policia sekuestron kanabis në Sarandë. Pranga autorit

Publikuar më: 09:14 08-08-2016

Ndryshe nga herët e tjera kur policia vetëm konstaton dhe asgjeson lëndë narkotike të llojit kanabis dhe e ka të pamundur të zbulojë autorët, këtë herë në Sarandë ka mundur ta gjejë atë. Pranga i janë vënë një 65 vjeçari që posedonte rreth 68 kg kanabis, A. Lata.
Shërbimet e Policisë së Sarandës thonë se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 68.23 kg e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në depon e banesës së Latës, në një bidon plastik brenda të cilit ishin futur 22 pako me lëndë narkotike, mbështjellë me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe.

Article Logic
Execution time: 0.0018727779388428