INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia sekuestron rreth 11 kg kanabis sativa në Himarë

Policia sekuestron rreth 11 kg kanabis sativa në Himarë

Publikuar më: 08:34 26-08-2017

Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 11 kg kanabis sativa në Himarë. Gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit që strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë kanë ushtruar në fshatin turistik Ilias, konkretisht në vendin e quajtur “Pylli i Llongës” kanë konstatuar në brëndësi të zonës, të hedhura përtokë midis pemëve një sasi të paamballazhuar në gjendje të thatë lënde narkotke Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 11 kilogram. Shërbimet e policisë, po vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Lënda narkotike Cannabis Sattiva është sekuestruar nga policia në cilësinë e proves materiale.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385