19 persona janë vënë në pranga , në kuadër të një hetimi të përbashkët mes autoriteteve gjermane, ato të Republikës Çeke dhe austriake.
Methamphetamine, kokainë dhe marijuanë me vlerë 8 milion euro është sekuestruar gjatë këtij operacioni.
Të tre shtete kanë bashkëpunuar për nëntë muaj për të shkatërruar një bandë boshnjako-shqiptare, që merrej me prodhimin e drogës së llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm, raportojnë sot mediat autriake. Nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani.
Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milion euro.
Në Çeki, hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës. Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, banda prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë.