Policia Rrugore shqiptare dhe ajo kosovare janë bërë bashkë në rrugën e Kombit për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve.
Ata kanë dhënë disa këshilla si edhe kanë bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë:
Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, ju këshillojnë që gjatë drejtimit të mjetit te keni parasysh:
1.Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.
2.Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.
3.Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:
4.Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që : Dikush Ju Do.
5.Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.
6.Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool.
7.Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët,
Alkooli vret!