Skena të tilla mund ti keni parën në filmat aksion, por kësaj radhe janë kretësisht reale. Është Policia e Durrësit, e cila pas një aksioni antikanabis ka arrestuar në flagrancë 4 persona ndërsa po ndiqet penalisht dhe një tjetër për shkak të moshës së tij të vogël. Gjatë aksionit të uniformave blu, shihet se në momentin e ndalimit policia ka shtrirë në tokë të arrestuarit. Operacion antidrogë, i koduar me emrin ”Depërtimi”, çoi në goditjen e një grupi trafikantësh në Durrës, ku u gjetën 30 klilogram kanabis.
Njoftimi i Policisë:
U arrestuarn:
Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali I F.Buzi;
Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit:
•S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.
Arrestimi I tyre u bë pasi më 23 janar, në lagjen Nr.14, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën 30 kg Cannabis Sattiva”.