INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia spanjolle vret autorin kryesor të sulmit në Barcelonë

Policia spanjolle vret autorin kryesor të sulmit në Barcelonë

Publikuar më: 22:19 18-08-2017

Policia spanjolle ka vrarë të dyshuarin kryesor për sulmin në sheshin e Barcelonës, ku u shtypën për vdekje me furgon 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Moussa Oukabir 18 vjeç me origjinë nga Maroku është vrarë nga policia në Cambrils, njofton BBC. Policia kishte shpallur më herët në kërkim 18-vjecarin. Gjithashtu, mësohet se janë vrarë edhe dy të tjerë bashkë me të, ndërsa 5 të dyshuar janë arrestuar.

Personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, pikërisht 18-vjeçari Moussa Oukabir.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721