INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia suedeze gjen në det kokën e gazetares së masakruar

Policia suedeze gjen në det kokën e gazetares së masakruar

Publikuar më: 12:55 07-10-2017

Policia suedeze ka gjetur kokën e gazetares, Kim Wall e cila ishte zhdukur që prej dy muajsh në një udhëtim me një marinar danez. “Koka saj u gjet në një qese që përmbante edhe dy këmbë”, tha inspektori i policisë së Kopenhagenit, Jens Moller. Një tjetër qese mbante rrobat e saj. Inspektori i policisë bëri të ditur faktin se koka e gazetares sudeze nuk kishte shenja goditje çka rrëzon poshtë pretendimin e 46-vjeçarit Peter Madsen i akuzuar për vrasjen e saj. Madsen, një inxhinier i vetëshpallur, thotë se gazetarja vdiq pasi u godit në kokë nga kapanxha e anijes, e cila peshonte rreth 70 kg. Trupi i gazetares u gjet në det jashtë Kopenhagën, 11 ditë pasi ajo hipi në nëndetëse të Peter Madsen më 10 gusht. 46-vjeçari e mohon vrasjen e saj. Ai gjithashtu mohon akuzat për gjymtimin e kufomës së saj. Por situata për inxhinierin u rëndua edhe më shumë pasi në nëndetësen e tij u gjetën një sërë filmimesh të tmerrshme, ku shfaqeshin vrasje me anë të torturave çnjerëzore. Prodhuesi i nëndetëses tha se filmimi e gjetura në mjetin lundrues nuk i përkisnin atij. Gazetarja e pavarur suedeze ka fituar një sërë çmimesh, dhe po shkruante nje reportazh mbi inxhinierin dhe nëndetësen e tij “UC3 Nautilus”. Ëall, 30 vjeç, u pa për herë të fundit në mbrëmjen e 10 gushtit kur u nis me Madsen në nëndetësen prej 40 tonësh, me qëllim që të shkruante për sipërmarrjen e tij. Ishte i dashuri i gazetares ai që dha alarmin pasi ajo nuk u kthye nga udhëtimi, në ditët në vijim. Fillimisht, Madsen tha se e kishte lënë gazetaren në Kopenhagen shëndoshë e mirë, por më vonë e ndryshoi deklaratën duke thënë se ajo vdiq në një aksident pasi kishte goditur kokën në një kapanxhë dhe ai e kishte “varrosur në det”.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326