Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë.
Policia bën me dije se një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas hedhes së disa lëndëve piroteknike në ambientet e Policisë së Shtetit.
Njoftimi:
Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.
Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.
Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.