INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia: U grabitën 1 milion euro në Rinas, përgjegjësi e kompanisë private

Policia: U grabitën 1 milion euro në Rinas, përgjegjësi e kompanisë private

Publikuar më: 13:19 01-07-2016

24 orë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasi, Policia e Tiranës ka dalë për herë të parë përpara medias për të zbardhur detaje të kësaj ngjarjeje. Ka qënë Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, i cili dha dhe shifrën e cila sipas tij është grabitur. Bëhet fjalë për me pak se 1 milion euro të grabituran tha Drejtori i Policisë së Tiranës, ndërsa autorët sipas tij kanë qënë me pareke dhe maska.  Megjithëse grabitësit kanë qënë të pajisur me automatikë ata nuk kanë qëlluar.
Ervin Hodaj:
“Nga të dhënat paraprake të hetimit, rezulton se persona të maskuar me maska dhe paruke, të armatosur me armë automatike të llojit kallashnikov, nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi valute të kartëmonedhave të ndryshme, të deklaruar më pak se 1 milion Euro, ne automjetin tip Blind te shoqërisë SH.P.S.F. “Nazeri 2000”. Dua të bëj me dije se në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera, nuk ka asnjë prezencë të policisë dhe njoftimi për ngjarje që ndodhin në aeroport bëhet nga punonjësit e ODM”.
Por policia e Tiranës nuk mban asnjë përgjegjësi për grabitje. Drejtori i policisë së Tiranës thotë se siguria në kët zonë është përgjegjësi e kompanisë private.
Ervin Hodaj:
“Gjithashtu, në bazë të Marëveshjes Konçensionare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçensionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimin e Avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave CCTV, e bën në mënyrë eksluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë. Madje vetë policia, mbi bazën e kësaj marrëveshje, e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aereoport. Theksojmë se perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aereoportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV,  janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport)”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549