INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia u prish planet, si dy vëllezër arrestohen teksa festojnë daljen e shokut nga burgu

Policia u prish planet, si dy vëllezër arrestohen teksa festojnë daljen e shokut nga burgu

Publikuar më: 16:20 30-07-2019

Dy vëllezër të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar nga policia e Dibrës

Ata u kapën në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.

Vëllezërit ishin të njohur për policinë pasi në vitin 2018 kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje.

“Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në orët e para të mëngjesit të datës 30.07.2019, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tartaj”

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
K. K, 36 vjeç,
A. K, 28 vjeç, banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër (vëllezër)

Këta shtetas u kapën në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu” thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652