Polica spanjolle ka mundur të arrestojë dy shtetasit shqiptarë të shumë kërkuar.
Sipas informacioneve të prangosurit dyshohen se janë pjesëtarë të një rrjetit grabitjesh.
Në pranga kanë rënë shqiptarët me iniciale S.K, 35 vjeç, dhe A.M, 29 vjeç, të konsideruar si krerët e bandës së grabitësve.
Sipas autoriteteve spanjolle ata kanë kryer të paktën 43 vjedhje në Valladolid, Leon, Kordoba, Villamontan, në provincën Pontevedra dhe shumë qytete të tjera.
Shqiptarët konsiderohen tepër të rrezikshëm pasi ishin të armatosur dhe shpesh kryenin grabitje duke terrorizuar e dhunuar pronarët e banesave.