INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia vendos në pranga një 30-vjeçar për kallëzim të rrem

Policia vendos në pranga një 30-vjeçar për kallëzim të rrem

Publikuar më: 17:40 28-09-2017

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një shtetas me inicialet K.T 30vjeç për kallëzim të rrem.

Sipas informacioneve mësohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit në stadiumin "Skënder Halili", ky shtetas ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë, duke  njoftuar në numrin 112 për konflikt fizik të ndodhur mes tifozëve gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Njoftim i rremë në organet e policisë", parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749