Makina e aktorit të njohur të teatrit Laert Vasili, dyshohet se është djegur për shkak të një qarku të shkurtër në sistemin elektrik. Specialistët e hetimit të krimeve të komisariatit nr.1, në kryeqytet kanë bërë të ditur se ky ka qenë shkaku i rënies së zjarrit në veturën e aktorit. Vetë Vasili ka pohuar se, djegia ka qenë aksidentale nga një defekt që mjeti i tij ka pasur në sistemin elektrik në motor. Kjo gjë ishte konfirmuar edhe nga këqyrja që kishin kryer ekspertët kriminalistë dhe hetuesit e policisë. Mjeti u dogj mbrëmjen e të martës në rrugën “Zonja Çurre”, në Tiranë, pranë tregut elektrik. Vetura e markës “Renault”, që përdorej nga Vasili mësohet se nuk rezultonte që të ishte në pronësi të tij.