INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia zbulon kush e dhunoi biznesmenin Libanez. 1 në pranga e 2 në kërkim

Policia zbulon kush e dhunoi biznesmenin Libanez. 1 në pranga e 2 në kërkim

Publikuar më: 09:38 15-09-2016

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar njërin nga 3 autorët, të cilët 5 ditë më parë kanë dhunuar barbarisht biznesmenin libanez, Faad Mitri. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit thotë se ka bërë të mundur arrestimin e Skënder Krajës, 26 vjeç banues në Durrës  dhe i dënuar më pare, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë të dyshuar si autorë.
Policia nuk jep shumë detaje mbi motivin por thotë se përplasja e mjeteve ka degraduar në konflikt fizik.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në goditjen me sende të forta ndaj shtetasit libanez F. M., ndodhur më datë 10.09.2016.
Më datë 14.09.2016, u bë arrestimi i shtetasit:
- Skënder Kraja, 26 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.
Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se më datë 10.09.2016, në aksin rrugorë, Kashar - Rinas, pas një përplasje mjetesh, i cili ka degraduar në konflikt fizik, kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, shtetasit F. M., 55 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesë i'u gjet e sekuestrua 35 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve V.D., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe L.M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës”.
Ndërkohë uniformat blu bëjnë të ditur se po punohet për kapjen e dy shtetaseve të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762