E. Muka nga Saranda ka mbushur plot e përplot me lëndë narkotike makinën e tij dhe është përpjekur që ta kalojë atë për në Greqi. Po ai s’ka mundur ta përfundojë dot misionin e tij, pasi në Pikën Kufitare të Kalimit në Qafë-Botë ai është kapur nga policia, e cila është befasuar nga sasia e drogës dhe mënyra e vendosjes së saj.
Lëndët narkotike ndodheshin në pjesë të ndryshme të makinës, në kroskot, në sedilje e në vende të tjera.
Droga ishte ndarë në pako dhe gjithësej u gjetën 6 kg e 650 gr, kanabis sativa dhe për këtë arsye Mukës iu vunë dhe pangat.
Droga ishte e ndarë në 17 pako, mbështjellë me plastikë dhe natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia bllokoi dhe automjetin e Mukës. Mbi Mukën rëndon akuza për veprën penale “Trafikim narkotikësh”.