Policia ka zbuluar gjatë natës një tjetër laborator kanabisi. Mësohet se këtë herë laboratori i kanabisit është zbuluar në një pallat në lagjen “Kastriot” të Fierit.
Burime nga policia thanë se, dy katet e një pallati të ri ishin kthyer në një serë për rritjen e kanabisit.
Por si u zbulua ky laborator? Nga faturat e energjisë që shkonin deri në 3 milionë lekë të vjetra. Kjo gjë ka shkaktuar edhe dyshimet duke sjellë edhe kontrollin e policisë.
Dyshimet janë që aty të jenë gjetur mijëra rrënjë kanabisi të mbjella.