INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Policja i jep gji foshnjës së braktisur në pyll

Publikuar më: 16:13 15-01-2016

Gjatë shërbimit ajo ka bërë më shumë se detyrën e saj, duke i dhënë gji foshnjës së sapolindur dhe të braktisur. Luisa Fernanda Urrea, një zyrtare e policisë kolumbiane është një nënë e re dhe ishte dërguar në skenën e krimit, që dyshohej se bëhej fjalë për një foshnje të sapo lindur dhe të braktisur.

Vogëlushja ishte lënë në një pyll,  kishte uri dhe rrezikonte jetën nga hipertermia. Kështu që Urrea nuk hezitoi për asnjë moment që të jepte ndihmën përtej asaj që i lejonte detyra, duke i dhënë gji deri sa erdhi ambulanca. “Jam një nënë dhe kisha qumësht. Kuptova nevojat e vogëlushes dhe reagova. Besoj se çdo grua do ta kishte bërë të njëjtën gjë”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035161972045898