INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politico: Shqipëria me kryeministrin më të parendësishëm në Europë

Politico: Shqipëria me kryeministrin më të parendësishëm në Europë

Publikuar më: 17:18 28-04-2016

Revista Politico, që është organi mediatik më i afërt me Bashkimin Europian, ka konsideruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si liderin më të dobët dhe më të parendësishëm të Europës. Në të njejtën linjë me Ramën, qëndron edhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina, sipas revistës prestigjoze.

Në një artikull të titulluar Matrica e pushtetit: të rendisësh liderat dhe ambasadorët e Europës”, revista paraqet se cilët lidera kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyre në Bashkimin Europian për të siguruar pushtet dhe influencë brenda BE.

Edhe pse Rama, ka pasur takim me presidentin e SHBA-ve, Obama, figuron në rënditje më poshtë se kryeministri i Maqedonisë, Nikolas Gruevski.

Në vendin e parë, si udhëheqësja më e rëndësishme në Europë renditet Angela Merkel. Pas kancelares së fuqishme gjermane, në vendin e dytë vjen kryeministri britanik David Cameron dhe në vendin e tretë Francois Hollande.

Article Logic
Execution time: 0.0030241012573242