Një intervistë ekskluzive ishte kjo e sotmja e moderatorëve të ‘Trokit’ Ermal Peçi e Sara Gjordeni me Edi dhe Toni Gogu. Pas postit si zv.ministër i Drejtësisë, Gogu është shpallur dje kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Biseda në studio u fokusua tek pasionet e çiftit dhe jetesa në fshat, edhe pse përfshirja në vendimarrje e Gogut nuk mbeti jashtë transmetimit live.
‘Unë si Ermal po të isha pastor, nuk do ti hyja një politike plot mëkate. Kishe dyzime për vendimin tënd- iu drejtua moderatori, referuar punës së tij të mëparshmë si pastor.
‘Ne si njerëz, na takon detyra që kudo që jemi, të bëjmë më të mirën’ – u përgjigj ai.
Por duke qenë tejet sportiv e trendy, tejet motivues e komunikues a duhet të trembet lali Eri në Bashki nga suksesi i Gogut? Ermali nuk pyet Tonin, por Edin, e cila e ka një përgjigje! Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme.