INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politika nderon dëshmorët, s'mungojnë as enveristët

Politika nderon dëshmorët, s'mungojnë as enveristët

Publikuar më: 10:47 05-05-2016

Politikanët kanë nderuar të rënët e luftës nacional – çlirimtare. Edhe pse të ndarë në oraret që zgjodhën për të kryer homazhet të majtët dhe të djathtët kanë ndarë mesazhe të qarta.
Të parët, që shkuan në Varrezat e Dëshmorëve, kanë qënë të dajthtët. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pasi ka vendosur kurorat me lule, tek memoriali “Nënë Shqipëri” ka thënë se kjo ditë duhet parë dhe si reflektim për një vend të çliruar nga krimi e korrupsioni dhe se PD do të vazhdojë betejën për një Shqipëri të lirë.
Më pas kanë kryer homazhe përfaqësuesit e mazhorancës, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
E me këtë rast zgjodhi të fliste Meta, i cili tha se 5 maji është jo vetëm një ditë angazhimi dhe detyrimi për të kujtuar veprën e Dëshmorëve të Atdheut, por edhe për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë.

Po në varreza siç është bërë e udhës nuk kanë munguar as idhtarët e Enver Hoxhës. Ata me fotot e diktatorit Hoxha në duar edhe pse kanë mbetur një grusht kanë bërë nderimet e tyre për të vrarët për liri.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938