INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politika për ditën e parë të shkollës, Rama akuza PD-së, Demokratët: Gjendja katastrofike u mbyllën 150 shkolla

Politika për ditën e parë të shkollës, Rama akuza PD-së, Demokratët: Gjendja katastrofike u mbyllën 150 shkolla

Publikuar më: 16:12 17-09-2018

Një shkollë e re ishte vendi më i përshtatshëm për kryeministrin Edi rama për të uruar një vit të mbarë për fëmijët dhe mësuesit.

Shkolla ‘Kosova’ hap dyert për herë të parë këtë vit shkollor, por historia e saj ishte argumenti për kryeministrin për të akuzuar opozitën për gjithë historinë e kësaj shkolle.

Më i lumtur për ndërtimin e kësaj shkolle është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në shkollën 'Kosova' ka pasur nxënës të cilët janë të njohur për publikun. Ardit Gjebra është rikthyer në këtë shkollë pas 30 vitesh.

Por demokratët nuk qëndruan në heshtje. Bashkë me urimet për një vit të mbarë shkollor, deputetët kanë zbritur në terren dhe kanë denoncuar mbylljen e shkollave në mbarë vendin.

Teksa deputetet denoncuan mbylljen në cdo qark Albana Vokshi thotë se në këtë vit janë mbyllur plot 1500 shkolla në të gjithë vendin

Por nuk ishte vetëm mbyllja e shkollave denoncimi i demokratëve. Enkelejd Alibeaj denoncon muzikën me të cilën u mirëpritën nxënësit në shkollat e kryeqytetit.

“Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane” u shpreh Alibeaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488