INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politika si lojë pokeri: Ja kush luan bllofin sipas Ngjelës [VIDEO]

Politika si lojë pokeri: Ja kush luan bllofin sipas Ngjelës [VIDEO]

Publikuar më: 18:52 18-10-2017

Spartak Ngjela i pyetur në emisionin Kolaudim se si do ta përkthente politikën në një lojë pokeri, është përgjigjur me nota sarkastike.
Për Monika Kryemadhin ka thënë se loja e saj është e pashpresë, ndërsa për Edi Raman dhe Lulzim Bashën, është shprehur se loja e tyre është e pavlerë , “Këta të dy kanë letër që nuk kalojnë dot. Njëri ka një perë me teta, tjetri ka një perë me shtata, vetëm me pera nuk dalin dot fare”.
“Monika ska letër fare, ka 000 nuk ka letër fare, tani ç’kanë këta të dy? Këta të dy kanë letër që nuk kalojnë dot. Njëri ka një perë me teta, tjetri ka një perë me shtata. Vetëm me pera nuk dalin dot fare”, është shprehur avokati.
I pyetur se çfarë letrash do kishte vetë, ai është shprehur se do kishte 4 asa.

Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121