INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanë dhe artistë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos

Politikanë dhe artistë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos

Publikuar më: 16:00 26-12-2016

Politikanë, artistë dhe kolegë kanë shprehur  ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako. Kryeministri Edi Rama ende nuk e beson dot  ndarjen nga jeta të artistit, ndërsa shpreh dhimbjen me fjalët “ÇFARË TRISHTIMI!”. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se “Kam qenë sa ky fëmija këtu kur e njoha Bujon… E s’kam si ta besoj dot se nuk do t’i çoj dot më shishen e verës për ditëlindje e s’do ta marr më mesazhin e tij për Vitin e Ri…” Ndërkohë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shkruan “Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”.  Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka shprehur trishtim të thellë për ndarjen nga jeta të artistit të madh Bujar Lako nëpërmjet një deklarate për mediat. “Bujar Lako mbetet një nga yjet më të ndritshem të skenes dhe kinemasë shqiptare; Mirenjohje për Gjeneralin e madh të artit; Lako, shkollë e aktrimit dhe njeriut qytetar; Lako, nje humbje e madhe dhe prani e perhershme nga filmat e tij”. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjen e aktorit LAKO. “Artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për Mirën dhe Bojkenin, për miqtë e dashamirësit, për admiruesit dhe ndjekësit e panumërt të artit, kinemasë, dhe roleve të të madhit Bujar Lako. U prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.
Për aktorët dhe miqtë e artistit të madh Bujar Lako ikja e tij është therëse, ëshët humbje e madhe dhe e papërballueshme. Aktori Mevlan Shanaj, një ndër miqtë e aktorit Lako ka publikuar një foto bashkë me mikun e tij ku shkruan “Klithmë nga qielli, nga shpirti, gjithë ajri më merr frymën , ka ikur Bujo! Lajm i dhimbshëm therës që ne miqtë, si edhe familja e kemi të papërballueshëm”.  Aktorja Rajmonda Bulku thotë se Shqipëria humbi një aktor të rrallë. “Nuk ka më Bujar Lako, nuk ka më aktor si ai. Do i mungojë teatrit, filmit, neve na mungon, artit shqiptar i mungon, ne do vuajmë për këtë mungesë”-shprehet ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057