INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Politikanët e Maqedonisë në “ethe”. Përgjime të reja pritet të dalin gjatë fushatës zgjedhore [VIDEO]

Publikuar më: 17:07 14-09-2017

Maqedonia mund të vihet sërish në qendër të një skandali. Burime nga Shkupi kanë folur jo zyrtarisht për mediat se “gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore pritet të publikohen materiale të reja të përgjimeve të ashtuquajtura “bomba”.  Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen në datën 15 tetor ndërkohë që ato vlerësohen si betejë vendimtare për partitë kryesore. Sipas agjencisë “INA”, këto materiale do të bëhen publike në periudhën kyçe të zgjedhjeve dhe do të kenë në fokus dy partitë në pushtet. Përgjimet pritet të publikohen në mënyrë anonime në rrjetet sociale pasi ligji i dënon me 10 vite burg ata që publikojnë biseda të regjistruara pa djeninë e personave. Dyshohet se përmes tyre do të dërgohen “mesazhe” ndaj politikanëve dhe strukturave të caktuara politike me qëllim për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale. Përgjime të bisedave të politikanëve janë publikuar gjatë muajve të fundit përmes rrjetit social Facebook, për të cilat reagoi Prokuroria dhe MPB. Lidhur me këto bomba që goditën kryesisht krerët e partive kryesore po zhvillohen hetime. Një person është thirrur në prokurorinë speciale, për nxjerrjen e disa materialeve të përgjimeve në një kanal të pagëzuar “Nikola Tesla” në youtube.

Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779