INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanët gjermanë sulmohen kibernetikisht, dyshimet e para…

Politikanët gjermanë sulmohen kibernetikisht, dyshimet e para…

Publikuar më: 14:44 04-01-2019

Të dhënat personale e qindra politikanëve gjermanë, përfshirë edhe të dhënat e kancelares Merkel janë hakeruar dhe publikuar në “Twitter” në një maksi-sulm kibernetik, që ka përfshirë të gjitha partitë, përveç ultra të djathtëve.

Në këtë sulm elektronik, janë përfshirë Cdu, Csu, Spd e të Gjelbërve, Fdp dhe Linke, por jo Afd-ja.

Sipas mediave lokale, numrat e telefonave celularë, kartat e identitetit, bisedat, letrat, llogaritë dhe informacione rreth kartës së kreditit janë shpërndarë publikisht.

Të dhënat duket se janë në vënë në dispozicion në internet që në fillim të Krishtlindjeve, por grupet parlamentare të palëve të përfshira, u paralajmëruan këtë të enjte. Matrica e sulmit ende nuk është sqaruar. Po ashtu duhet të verifikohet nëse të dhënat e publikuara janë vërtet autentike.

Sipas “Bild online”, presidenti i Republikës Federale Frank-Walter Steinmeier dhe disa gazetarë dhe moderatorë kanë qenë gjithashtu objektivi i sulmit kibernetik. Për rastin po hetojnë shërbimet e brendshme, të cilët po shkëmbejnë informacione me kolegë nga vende të tjera.

Ndër të dyshuarit e mundshëm, shkruan tabloidi, është Rusia, vendi i origjinës së sulmeve të shumta të hakerëve në vitet e fundit në Gjermani, por gjithashtu dyshohet edhe për grupe të së djathtës ekstreme gjermane.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279