INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanët nuk goditen vetëm në Shqipëri me vezë por dhe në Francë [VIDEO]

Politikanët nuk goditen vetëm në Shqipëri me vezë por dhe në Francë [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 04-05-2017

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri që një politikanë të sulmohet me vezë.

Pas sulmit ndaj kryeministrit Rama dhe në Francë është regjistruar një sulm i till.
Kandidatja për presidente të Francës, ekstremistja djathtiste Marine Le Pen, është gjuajtur me vezë me rastin e arritjes së saj në një vend ku ishte e paraparë mbajtja e fushatës.

Truprojat i ofruan asaj mbrojtje kur protestuesit gjuanin drejt saj me vezë.

Rreth 50 njerëz ishin mbledhur për ta pritur Le Pen, për t’i gjuajtur asaj vezë teksa brohorisnin “jashtë fashistët”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Asnjë nga vezët nuk e goditi Le Penin, falë mbrojtjes që asaj ju ofrua.

Vizita erdhi një ditë pasi përfundoi debati përfundimtar televiziv në mes të saj dhe kundër kandidatit Macron, të cilin sondazhet e nxorën edhe si fitues të këtij debati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764