INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanët shqiptarë mes premtimeve dhe sulmeve politike urojnë Kurban Bajramin [VIDEO]

Politikanët shqiptarë mes premtimeve dhe sulmeve politike urojnë Kurban Bajramin [VIDEO]

Publikuar më: 10:41 21-08-2018

Festës së Kurban Bajramit i janë bashkuar dhe politikanët shqiptarë me urimet e tyre.

Mes urimeve të tyre nuk kanë munguar premtimet e shumta dhe këshillat.


Ilir Meta

"Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit, të devotshmërisë, të thjeshtësisë e të përuljes para të Plotfuqishmit.

Kjo ditë feste e bashkimi, simbol i sakrificës sublime, thekson besimin e patjetërsueshëm ndaj vlerave më të mira fetare e njerëzore, duke na ftuar të ndajmë begatinë tonë me më të vobektit, me më të pafatët dhe me ata që gjenden në nevojë.

Mbi gjithçka kjo Festë përjetëson e vërteton harmoninë dhe bashkëjetesën fetare proverbiale, që e ka karakterizuar kombin tonë prej shekujsh.

Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj të uroj besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen:

Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e Kurban Bajramit!

Ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, solidaritet, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja si dhe mes njëri-tjetrit, të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!

Sa më tepër paqe, tolerancë, mirëbesim e begati!

Zoti i ndihmoftë shqiptarët dhe Shqipërinë për jetë të jetëve!"

 

Edi Rama

"MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN ?"

 


Lulzim Basha

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit. Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”

 Erion Veliaj

 

“Falënderoj qindra vullnetarë pasi mbrëmë kanë shpërndarë mish falas për 2000 familje në nevojë. Nuk jam naiv e di që mrekullitë rrallë ndodhin. E di që ka nga ata duan sherr, por pyetja ime është si do kthehemi në shtator? Për të lënduar apo shëruar? Për t’i vënë stërkëmbëshin apo për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Duhet të mendojmë të gjithë njësoj për të mirën e vendit. Sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët për t’i vënë benzinë zjarrit. Unë them që siç jemi në festa të jemi edhe në ditë pune.

Jam i lumtur me progresin që është bërë me xhaminë e Namazgjasë. Askush nuk duhet të shkojë i uritur në një qytet me 1 milionë banorë dhe të gjithë ne duhet të japim kontributin tonë për të ndihmuar të pamundurit”

Article Logic
Execution time: 0.0041561126708984