INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanët shqiptarë reagojnë për ratifikimin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi

Politikanët shqiptarë reagojnë për ratifikimin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi

Publikuar më: 20:43 21-03-2018

Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin për ratifikimin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Ai shprehet së ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqt e saj. Sakaq. edhe kryeministri Rama ka reaguar duke u shprehur se është një votë e vonuar, por që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta.

Reagimi i kreut të PD-së Basha:

Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi. Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese. Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj. Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Super!Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436