INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanëve shqiptarë në Maqedoni iu “zbulohen” bisedat seksuale! Ja si…

Politikanëve shqiptarë në Maqedoni iu “zbulohen” bisedat seksuale! Ja si…

Publikuar më: 10:29 03-02-2016

Përgjimeve në Maqedoni nuk u kanë shpëtuar dhe bisedat romantike dhe seksuale të politikanëve.
Edhe pse janë materiale personale dhe cënojnë privatësinë ende nuk është e qartë se si ato janë përhapur dhe se kur do të përfundojnë së ndaluari.
Një përfaqësues i opozitës edhe pse anonim ka folur për agjencinë INA. Ai thotë se në mesin e materialeve voluminoze të përgjimeve janë edhe shumë biseda private, ku protagonistë janë qeveritarë, përfaqësues të partive politike, biznesmenë dhe personalitete tjera publike. Por, sipas tij, nuk përjashtohet edhe tema të tilla.
“Ka edhe materiale të tilla, por që ato nuk shikohen për shkak të privatësisë ose nuk do të bëhen publike asnjëherë, për shkak se cenojnë privatësinë e çdo personi publik. Siç e dimë Zaev ka publikuar disa biseda, që kanë të bëjnë me jetën private të personaliteteve publike”, theksoi përfaqësuesi i opozitës.
Megjithatë nuk dihet se në të ardhmen sa do të jenë të mbrojtura këto materiale dhe se ekziston mundësia e shpërthimit të tyre në opinion, duke hapur shumë skandale, sikur në disa shtete tjera që kanë ndodhur raste të tilla. Po ashtu jo zyrtarisht mësohet edhe për skandale seksuale nëpër zyrat qeveritare, ku dyshimet janë edhe për zyrtarë shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707