Oriola Marashi është një nga vajzat e showbiz-it më të komentuara të momentit. Ajo është vërtet shumë aktive në rrjetet sociale dhe kjo e ka bërë të jetë më afër ndjekësve të saj. Mirëpo Oriola arrin të menaxhojë më së miri edhe situata të sikletshme të krijuara prej tyre. Rasti i fundit ishte një koment i lënë nga një person me identitet të rremë, pikërisht atë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili e ka pyetur modelen se sa para kërkon për një natë.
Dhe Oriola nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje, madje edhe e ka ofenduar, pasi ia kthen: “se perballon dot o budalla”. Përgjigje më të bukur nuk mund t’i kthente...