Luka Modriç këtë vit fitoi një nga çmimet më të rëndësishme të FIFA dhe UEFA, çmimin “The Best” dhe për më tepër është një nga lojtarët pretendentë për fitimin e “Topit të Artë”.
Padyshim mund të themi një nga lojtarët më të mirë dhe njeriu që e çoi kombëtaren e tij deri në finalen e Kupës së Botës.
Historia e tij e fëmijërisë, që përket me luftërat e përgjakshme në Ballkan, e bërë tashmë e njohur, e bën edhe më rrezatues si model, sepse u ngrit nga bariu i dhive në luftë te ylli i futbollit botëror
Në fakt, historia e tij është ngjashme pak a shumë me çdo fëmijë kosovar të asaj kohe, që përjetoi genocidin serb. Prandaj, Modric është shumë i dashur në Kosovë. Ylli kroat ka bërë një veprim konfirmues në këtë drejtim, duke i dërguar një dhuratë të veçantë kryeparlamentarit kosovar, Kadri Veseli
Kryeparlamentari kosovar e ka quajtur Modricin si futbollistin më të mirë në botë. “Ndjenjë shumë e mirë të kesh një dhuratë si kjo, me dedikim personal nga futbollisti më i mirë në botë”, – ka shkruar Veseli