INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikani serb e cilëson Brukselin një tigër pa dhëmbë

Politikani serb e cilëson Brukselin një tigër pa dhëmbë

Publikuar më: 14:20 08-07-2018
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, nuk kursen kritikat ndaj Bruseklit në lidhje me atë që e quan mungesë reagimi në lidhje me moszbatimin e marrëveshjes së asociacionit.
“Brukseli reagon si një tigër pa dhëmbë. Ata nuk kritikojnë dhe nuk reagojnë. Prishtina vazhdimisht njofton se janë të gatshëm të flasin për zgjidhjen përfundimtare, por ata më shumë përqendrohen në formimin e Ushtrisë. Ata po presin zgjidhjen përfundimtare, dhe nëpërmjet kësaj të pranohet pavarësia. Ata tregojnë se të gjitha këto po vonojnë zbatimin e asociacionit ”, ka deklaruar Milovan Drecun.
Afati i fundit i caktuar nga BE-ja për Kosovën për paraqitjen e statutit të asociacionit është 4 gushti.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949