INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikani zvicerian bën shqiponjën gjatë intervistës

Politikani zvicerian bën shqiponjën gjatë intervistës

Publikuar më: 12:09 30-06-2018

Tani edhe Christoph Blocher i është bashkëngjitur debatit për shqiponjën dy krenare. Edhe pse i mbron lojtarët, ata sipas tij nuk janë zviceranë të vërtetë. “Babai” i partisë zvicerane SVP, Christoph Blocher është bërë protagonist. Ja cili ishte komenti gjatë një interviste ku Blocher arsyeton ‘shqiponjën’ e futbollistëve. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”.

Ndërkaq, moderatori Matthias Ackeret i parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?”

Blocher në stilin tipik të SVP-së pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë”. 

Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët fryen në zjarr dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd” pohoi ai.

shqiponjat_3_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836