Harry Potter është një nga personazhet më të dashur për fëmijët. Një histori e mbushur me aventura dhe plot magji.
Por një histori e pazakontë ka ndodhur në Poloni, ku disa priftërinj kanë djegur librin e Harry Potter.
Sipas priftërinjve katolikë ai libër përmbante elementë blasfemie.
Reagimet ndaj një sjellje të tillë ishin të shumta. Në rrjetet sociale njerëzit janë shprehur se besojnë se është një shaka. Por në fakt është realitet, priftërinjtë kanë djegur librat në një ceremoni të veçantë.
Një ngjarje e tillë vjen në në moment të ëvshtirë për kishën katolike polake lidhur me skandalin e zbulimeve pedofilike. Pak kohë më parë u publikua lajmi se rreth 400 priftërinj kanë abuzuar me fëmijët në tri dekadat e fundit.