INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polonia humbet shumë raste por fiton 1-0 ndaj Irlandës së Veriut [VIDEO]

Polonia humbet shumë raste por fiton 1-0 ndaj Irlandës së Veriut [VIDEO]

Publikuar më: 19:11 12-06-2016

Polonisë i ka mjaftuar vetëm një gol, që të festonte fitoren në ndeshjen e parë në Ckundër Irlandës së Veriut, duke marrë kryesimin e grupit C. Golin e vetëm në këtë mbrëmje e shënoi Arkadiusz Milik në minutën e 51’të, për ti dhuruar tre pikë skuadrës së tij, ndaj një Irlande të Veriut që nuk bëri asgjë për të merituar një rezultat pozitiv. 22-vjeçari Milik bëhet futbollisti më i ri polak që ka shënuar në historinë e kampionateve europiane. Polonia dominoi totalisht në 45 minutat e para, por shpërdoroi disa raste të mira për shënimi, sidomos me Milik dhe Kapustka. Ndeshja e ardhshme e Polonisë do të jetë më 16 qershor kundër Gjermanisë, ndërsa Irlanda e Veriut do të ndeshet me Ukrainën. 

Article Logic
Execution time: 0.0032610893249512