Pas shumë orësh kërkimesh gjendet trupi i pajetë peshkatarit Ramazan Kojtari, i cili u mbyt ditën e djeshme në Pogradec bashkë me shokun e tij.
Trupi i tij u gjend pasi ngeci në rrjetat që u hodhën mëngjesin sotëm në rezervuarin e Bradomirës, pasi polumbarët u dorëzuan dhe ndërprenë kërkimet për shkak të temperaturave të ulëta.
Ndërsa ditën e djeshme u gjet nga banorët e zonës trupi i pajetë i 50-vjeçarit Arben Pupa.
Mësohet se Pupa dhe Kojtari ishin duke peshkuar në rezervuarin e Bradomirës.
Dyshohet se dy viktimat janë mbytur për shkak të peshës së madhe në varkën me të cilën ata po peshkonin dhe varka tepër e vogël nuk ka mundur dot t'i mbajë.