INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Poni emocionon të gjithë me dedikimin prekës për ditëlindjen e të birit [FOTO]

Poni emocionon të gjithë me dedikimin prekës për ditëlindjen e të birit [FOTO]

Publikuar më: 10:22 06-08-2019

Tetë vite më parë këngëtarja e njohur Poni u bë nënë për herë të parë duke u bekuar me një djalë. Mbrëmjen e djeshme ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë festuar ditëlindjen e djalit të tyre. Si rrallëherë Poni ka publikuar një video, në të cilën shfaqet portreti i plotë i Frenk, i cili rritet dita ditës. Përkrah imazhit të të birit, këngëtarja ka bërë edhe një dedikim shumë të ndjerë për të.

gfhf.JPG

“Edhe 100 i shtrenjti im! Në këtë orë para 8 vitesh unë isha njeriu më i lumtur në botë! Gëzohu dhe buzëqesh çdo ditë të jetës luani im i vogël. Mami dhe babi të duan si të çmendur”- ka shkruar Poni në urimin e saj me plot emocion.

si-rrallehere-poni-publikon-imazhin-e-djalit-dhe-i-dedikon-fjalet-me-te-ndjera-per-ditelindje_5d4942b0be456.jpeg

Ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja është treguar e kujdesshme për të mos e zbuluar identitetin e partnerit të saj. Poni ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private dhe imazhin e plotë të djalit të saj e publikoi 6 vite pas ardhjes së tij në jetë.

206.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891