INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Poni jep lajmin e trishtë, humb një 'engjëll' në moshën 22-vjeçare: Do të këndoja në dasmë! [FOTO]

Poni jep lajmin e trishtë, humb një 'engjëll' në moshën 22-vjeçare: Do të këndoja në dasmë! [FOTO]

Publikuar më: 14:08 17-01-2019

Këngëtarja e njohur Poni është një ndër artistet më të dashura të muzikës popullore. Pak orë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”, një lajm të trishtë.

srgsdhdfhdgj.jpg

Poni ka treguar se një fanse e saj vetëm 22-vjeçare ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë, këngëtarja e kishte vizituar personalisht Alvinën në Njw Jork, ku ishte shtruar në spital.

sertgfhfgj.jpg

Madje në “Instastory”, Poni ka publikuar edhe disa nga momentet e këtij takimi me fansen e saj që e quan “engjëll”. Ajo i premton që sa herë të shkojë në Njw Jork, do të këndojë këngët e saj.

“Prehu në paqe engjëll dhe sa herë të vij në New York, unë do të këndoj këngët që ty të pëlqenin. Jeta është e padrejtë. Ishe vetëm 22 vjeçe.

Në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe në shkollë”, shprehet këngëtarja e lënduar nga ikja e parakohshme e Alvinës.

srtyhthdjfj.jpg

Sipas Ponit, Alvina luftoi për 3 muaj me sëmundjen në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli ta mposhte.

zdxfhfgjnmfgh.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664