Poni është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Me këngët e saj të muzikës së lehtë dhe popullore, ajo u ka rrëmbyer zemrat të gjithëve.
Gjithashtu Poni është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj, momente të ndryshme nga jeta e përditshme. Ditën e sotme këngëtarja ka publikuar një mesazh të cilin ja ka dërguar një shpërndarës picash, ku i shkruan se i ka dhënë më tepër kusur pasi është ngatërruar.
“Të kam kthyer një 5 mijë lekësh më shumë. Pa dashje po s’ka gjë,”- shkruan në mesazhin e dërguar.
Pikërisht këto fjalë e kanë prekur këngëtaren e cila është shprehur se ky është brezi që duam.
“Me gjithë të mirat dhe hallet që ka ky vend unë mendoj se jemi një popull zemër mirë e me njerëz flori! Kjo është sms nga një shpërndarës picash, djalë tek të 20 besoj. Puna dhe rroga e tij është modeste por zemra e madhe. I telefonova se nuk e kisha vënë re që më kishte dhënë tepër sa lexova sms-në. Më le bakshish që parë dhe mos të m’i ktheje nuk ka problem. Punëtor, njerzor, i sjellshëm, ky është brezi që duam! Për 5 mijë lek djali punon gjithë ditën dhe nuk e di a i merr në ditë, pra janë shumë për atë, nëse humb duhet t’i zëvendësoje nga dita e punës. Por me sms e tij nuk ka gjë, ishte therëse në shpirt,”- shkruan Poni.